Nëse shqiptarët në Greqi do të dëshironin të merrnin ithagjenien(nënshtetësinë), duhet të presin 30 vite.
Llogaria është e tillë dhe pse mund të merzitesh me absurditetin, nënshtetësia greke është një dëshirë e shumë emigrantëve.
Por …?
Nëse komuniteti shqiptar do dëshironte për të marrë pasaportën e shtetit ku jeton, do ti duheshin 30 vite plotë, duke pasur parasysh se ky vend nuk jep më shumë se 2100 vendime pozitive.
Konkretisht për periudhën 2011-2020 kanë marrë këtë 20.790 emigrantë me kombësi të ndryshme, me një mesatare afërsisht 2.800 në vit.
Veshtirësitë këtu janë të ngjashme me ato të lejeve të qëndrimit, ku ligji i vitit 2014, i ashtuquajtur me fjalën më moderne “Kodi i Emigracionit” me 184 nenet e tij është i ngjashëm për nga vështirësitë me Kodin e Ithagjenies.
Mendoj se jemi në mes shpresës por i pa shpresë.
Në ishujt e këtij vendi proçesi i legalizimit ka ndikuar që një në tre SHQIPTAR të jetë i paligjshëm duke humbur gjithçka që kishin më parë…