Ky është vendimi i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, për kundërshti dhe mospajtim ndaj hartës së re gjyqësore.
Njoftimi:
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë në mbledhjen e datës 29.6.2022, duke filluar nga data 30.6.2022, ka vendosur:
1) Të bojkotohen të gjithë seancat gjyqësore pa afat;
2) Të bojkotohen masat e sigurisë për 10 ditë.
Sqarojmë publikun, që vendimet e Këshilli të Përgjithshëm janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo Avokat, pasi asnjë person nuk mund të jetë Avokat, pa qenë anëtar i dhomës. Në përmbushje të detyrimeve tona kontraktore duke e cilësuar këtë pengesë ligjore si forcë madhore, do të njoftojmë secilin prej klientëve sipas rregullave të përcaktuara në kontratat e shërbimit.
Kërkesat e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë si një ndër tre shtyllat e pushtetit gjyqësor në RSH, duhet të merren patjetër parasysh nga institucionet përkatëse dhe bëhen vetëm për qëllime të mbrojtjes së interesit publik që vlerësojmë që cenohet rëndë nga projekti i ri i Hartës Gjyqësore.
Ku nuk ka gjykata nuk ka drejtësi dhe ku nuk ka drejtësi s’ka as liri as jetë!
Solidarizohu dhe ti.