Është publikuar Vendimi i qeverisë dhe plani i restaurimit të Pallatit të Brigadave ku qeveria shqiptare mësohet se ka vendosur të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar).
Sipas kontratës theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite. Por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera. Në total shkon 40 vjet.
Janë një mori pikëpyetjesh për administrimin, ruajtjen e pjesës historike dhe arkitekturore, harmonizimi me parkun dhe s’është çudi gllabërimi i një pjese të tij në funksion të biznesit.
Këto do të trajtohen në një tjetër shkrim, mbasi të publikohen detajet për përfituesit e këtij koncesioni, për të cilët besojmë se janë në qerthullin e emrave të njohur për lidhjet me qeverinë