Gëzohuni shqiptarë !
Kjo është e vërtetë, e pohuar nga Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.
Ajo e ka bërë këtë deklaratë, sot në Kuvend.
Ministja Ekonomi krahasoi rritjen ekonomike të Shqipërisë në tremujorin e parë të vitit me vendet e Bashkimit Evropian.
Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Ekonomi tha: “Tani është një fakt i rëndësishëm që rritja ekonomike në Shqipëri shënoi 5.97% rritje në tre mujorin e parë, që është rritja e nivelit më e nivelit të lartë e krahasueshme dhe me vendet e BE ku mesatarja është 5.6 %. Ndërkohë dhe në rajon kjo është rritja më e lartë.
Numri i individëve që kanë depozita të nivelit të sigurimit, pra 2 milionë e 500 mijë lekë të reja, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur me 9% krahasuar me fundin e vitit 2020.
E numri i depozituesve kishte shkuar më shumë se 2 milionë e 611 individë
kjo tregon se masat që janë marrë dhe rritja ekonomike i ka sjellë një të mirë familjeve shqiptare”, tha Ekonomi.