Në tavolinat e deputetëve, sot, në seancë plenare, ishin vendosur trëndafila të kuq në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit grek.
Dita e përkujtimit të viktimave dhe shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Çamëria ishte pak ditë më parë, por e para seancë parlamentare u zhvillua sot.
Seanca në parlament ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të mijëra shqiptarëve të Çamërisë që u therorizuan në vatrat e tyre nga forcat e kolonel Zervës.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, mori i pari fjalën në nisje të seancës sot dhe kujtoi gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.

