Ngjarja ka ndodhur pranë një gomisterie, në aksin kombëtar Tiranë -Durrës.
Qytetari 32 vjeçar është banor i Krujës dhe automjetin tip “BMW” ja kanë rrëmbyer dy persona.
Ai e ka denoncuar rastin në komisariatin e Shijakut, ku ka pohuar se dy persona të paidentifikuar i kanë marrë makinën me dhunë.
Njoftimi:
“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar”