Markos është presidenti i
17-të i Filipineve.
Kongresi shpalli fitoren e tij dërrmuese muajin e kaluar dhe zëvendës presidenti i ri do të jetë vajza e presidentit në largim, Sara Duterte.
Aktivistët dhe ata që jetuan në kohën e diktaturës së babait të tij Ferdinand Marcos protestuan kundër inaugurimit që u zhvillua dje në shkallët e Muzeut Kombëtar në Manila.
Theksojmë se babai i tij u detyrua të largohet si kreu i shtetit para 35 vitesh.
Ata thonë se ky është një “makth” për të gjithë të mbijetuarit e torturave gjatë diktaturës.
Mijëra oficerë policie, disa prej të cilëve mbanin pajisje për të prishur demonstratën, u vendosën rreth vendit të ceremonisë për efekt sigurie.