Stuhia e djeshme në disa zona, por me epiqendër në Carinthia, ka shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash e rrugësh, shkulje të pemëve, duke rrezikuar jetë njerëzish dhe duke sjellë vështirësi në lëvizje.
Menjëherë u mobilizuan forca të mbrojtjes civile, policisë, mjekësisë dhe vullnetar.
Presidenti austriak Alexander van der Bellen falënderoi ekipet e shpëtimit dhe e përshkroi shkatërrimin në Carinthia si “dramatik”.