Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Në një reagim në “Twitter”, Kim shkruan se presidenti Putin kërkoi që të dobësonte NATO-n, por e kundërta ndodhi.
Sipas saj, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar kundër agresionit rus.
“Presidenti Putin donte që të dobësonte NATO-n me këtë luftë. Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar dhe tashmë është më afër zgjerimit” – shkruan Kim.
Kujtojmë se Turqia vendosi sot të mbështesë anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë dhe ky fakt u ka konfirmuar edhe Presidenti finlandez Sauli Niinisto.