Një qytetar 50 vjeç është paraqitur i plagosur me armë zjarri në Spitalin e Traumës.
Mësohet se ai është shtetasi Ardi Shegaj 50 vjeç dhe udërgua në spital nga kunati dhe vjehrri i tij.
Dyshohet që ai të jetë vetëplagosur me armë zjarri në banesë, në zonën e “Don Boskos”.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërsa dyshohet se shkak i vetëplagosjes të jetë fakti se 50-vjeçari është në gjendje depresioni.
Njoftimi :
“Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia