Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugë operative ishte marrë informacion se 25 vjeçari mbante të fshehura armë dhe mjete të tjera luftarake.
Policia e Tiranës organizoi kontroll në një banesë në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, pasi kishte marrë informacion se një 25-vjeçar mbante armë zjarri pa leje.
Blutë i gjetën të fshehura në çatinë e banesës një armë zjarri kallashnikov, dy krehra dhe një sasi municioni luftarak. Ndërkohë që i riu nuk u gjet në banesë dhe është shpallur në kërkim.

