Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtetë historik për këtë Aleancë.
Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.
Ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë!