Megjithatë, turqit duan të ndryshojnë pikëpamjen e të gjithë aleancës ushtarake për terrorizmin kundër Turqisë.
Ky vlerësim është bërë nga zyra e shtypit të kryeministres Suedeze, mbas takimit sot në mbrëmje, të kryeministres Magdalena Andersson , presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe presidenti turk Taip Erdogan .
Ky ishte takimi i parë i lartë mes tyre që kur Turqia shprehu kundërshti për dëshirën suedeze dhe finlandeze të aplikimit në NATO, që u dorëzuan më 18 maj.
Kjo është një nga arsyet pse NATO po udhëheq diskutimet mes tre vendeve; Suedia, Finlanda dhe Turqia.
Që në fillim kishte tre pika për besimin e turqve mbi kundërshtimet apo paqartësitë.
-Eksportet e armëve.
Suedia e ka bërë të qartë se asnjë ligj nuk do të rishkruhet. Por që anëtarësimi në NATO sigurisht që do të thotë që ISP, Inspektorati për Produktet Strategjike që vendos nëse eksportet mund të kryhen, do të bëjë vlerësime të tjera me Suedinë në NATO. Kjo vlen mbi të gjitha për shitjet në vendet e tjera të NATO-s.
Me këtë Turqia është deklaruar e kënaqur.
– Ekstradimi në Turqi i shtetasve turq që kanë kryer krime të rënda.
-Kjo pikë i është shtuar edhe dokumenteve pasi Turqia u informua për ndryshimet ligjore në lidhje me dëbimin.
-Deri më tani, për këtë vit janë ekstraduar dy persona.
– Vitin e kaluar ishin gjithsej tre.
-Terroristët dhe krimet terroriste .
Turqia mendon se bota e jashtme ka një pikëpamje jo shumë serioze për kërcënimet që organizatat terroriste dhe terroristët i drejtojnë Turqisë.
Por nuk janë kryesisht Suedia dhe Finlanda, që ndodhen në vijën e qitjes, por të gjithë në NATO.
Një vendim i marrë nga administrata presidenciale e Presidentit Obama në vitin 2016, dhe që ka të bëjë me grupet në Sirinë veriore.
-Turqia i percepton ato si një kërcënim, dhe jo një pasuri, nëse i shohim me kujdes.
-Kjo është pengesa e fundit, por mjaft e madhe, e mbetur në lojën e ndërlikuar të Turqisë dhe NATO-s.
-Suedia deri më tani është kufizuar në informimin e turqve se legjislacioni suedez i terrorizmit aktualisht po pëson ndryshimin më të madh në tridhjetë vjet.
-Guri i fundit nuk do të jetë në vend deri më 1 janar të vitit të ardhshëm.
-Kërkohej një amendament kushtetues për ta bërë të paligjshme pjesëmarrjen në organizata dhe rrjete terroriste.
-Vlerësimi i zyrave qeveritare është se negociatat nuk do të përfundojnë gjatë samitit të sapopërfunduar të NATO-s në Madrid që perfundon të enjten.
Por se situata është më e mirë tani se disa javë më parë.
Kur Turqia të miratojë përfundimisht Suedinë dhe Finlandën si vende kandidate, të dy vëndet do të jenë në gjendje të marrin pjesë në të gjithë punën dhe problemet e brendshme në NATO. Pasi pranimi të miratohet nga 30 shtetet aktuale anëtare të NATO-s, Suedia dhe Finlanda bëhen anëtarë.
Në rastin më të keq, mund të duhen disa vite.

