Gledis Nano, kreu i policisë shqiptare, para pak kohësh ka takuar krerët e FBI dhe DEA në SHBA.
Në kuadër të bashkëpunimit me partnerë e homolog, vjen dhe takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit.
Pas takimeve me krerët e FBI dhe DEA në SHBA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vizituar homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit, z. Yaakov Shabtai.
Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i përvojave më të mira në punës në krye të institucioneve përkatëse, ndikimi i përdorimit të teknologjisë bashkëkohore në detyrat funksionale të punonjësve të Policisë, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet dy policive, për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.
Të dy drejtuesit e lartë dhanë vlerësime për bashkëpunimin e dy strukturave dhe premtuan shkëmbim përvoje, mbështetje në misionin e rendit dhe sigurisë publike