Forcat e Xhenios dhe RENEA-s kanë shpërthyer pakon e dyshimtë në Shkodër.
Sikurse u mendua që në fillim, pakoja kishte një sasi tritoli dhe përbënte rrezik për qytetarët e zonës, por edhe kalimtar të rastit.
Policia njoftoi se rreth orës 16:00 u njoftuan për një pako të dyshimtë e cila ishte lënë në anë të rrugës në lagjen “Vojo Kushi.”
Policia menjëherë vendosi perimetrin e sigurisë në zonë.