Policia ka vënë nën pranga sot një 46-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën akuzë.
Para disa kohësh janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, për të cilët mendohet se janë pjesë e të njëjtit grup fallsifikuesish.
L.D. dyshohet se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Arrestimi i tij u bë në kuadër të fazës së dytë të operacionit të koduar “50 Dollars”.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte