Të paktën 46 persona, që besohet se janë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonios, në Teksas të SHBA-së.
Një zyrtar i zjarrfikësve tha se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, u gjetën gjallë dhe u dërguan në spital.
San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve.
Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, pasi i marrin ata në zona të largëta dhe arrijnë t’i kalojnë në Shtetet e Bashkuara kundrejt pagesave
“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë”, tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg.
“Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore”- përfundoi ai