Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrinë të Sarandës, ditën e sotme, një person është gjetur i varur në një shtyllë.
Bëhet e ditur se identiteti i tij është shtetasi K.G., 62 vjeç.
Policia informon se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia