(Postim nga Fitim Zekthi)
Rod Dreher, një shkrimtar i mrekullueshëm amerikan, duke parë reagimet histerike të të majtës liberale, të të majtes radikale dhe çdo lloj forme tjetër majtizmi kundër vendimit të Gjykatës Supreme, që rrëzoi një vendim të marrë në 1973, që e cilësonte abortin një të drejtë themelore kushtetuese të garantuar nga kushtetuta e SHBA, thotë se përfundimisht e majta është intolerante, fondamentaliste dhe nuk pranon kurrë humbje.
Ai thotë se e kupton ose mendon se e kupton dëshpërimin e tyre për vendimin, por reagimi histerik, dhuna, sulmet e padëgjuara ndaj Gjykatës janë llahtari dhe flasin për një ndarje të thellë, për dy botë, për dy realitete. Në këtë aspekt, nisur nga histeria, protestat e dhunshme dhe sulmet, këto forca janë po ato të revolucionit jakobin, të revolucionit të tetorit apo të revolucionit komunist kinez.