Alarmi që ngre dr Allkja, në një postim të sotëm, është i pranishëm, jo vetëm në Tiranë, por në çdo bashki të vendit dhe tani që është nxehtë, rreziku bëhet më i madh.
Dr Iliri jo vetëm sjell faktin, dëshmuar me foto të mbeturinave në qytet, por plot sarkazëm shprehet: Sëmundjet falas, jo shëndetësinë.
Ja statusi i plotë i tij:
“SËMUNDJET FALAS, JO SHËNDETËSINË!
Mëngjes ora 09:06, 27 qershor 2022, Tiranë.
Dashnorët e rilindjes e thonë me mburrje: të paktën këta (rilindasit), punojnë!
Infeksionet e përhapura nga plehrat e padezinfektuara, të pa mbuluar me ditë, bëjnë kërdinë sidomos në fëmijë e pleq dhe nuk zgjedhin në je opozitar apo rrilindas, të sëmurin njëlloj me të njëjtat simptoma, të njëjtin agresivitet.
Mirë që milionat e vjedhura nga qeveritarët për inceneratorë nuk ju bëjnë përshtypje shqiptarëve, por as jeta, as shëndeti i tyre, i fëmijëve e i prindërve ?!”