Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athinë të Greqisë dhe 5 shqiptarë janë protagonist të kësaj ngjarje.
Një 42-vjeçar grek ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, për pak çaste është larguar duke shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar.
Pasi është kthyer nga tualeti 42-vjeçari ka debatuar me shqiptarët por sherri ka marrë përmasa tragjike.
Ata e kanë nxjerrë jashtë lokalit 42-vjeçarin dhe e kanë dhunuar rëndë deri sa u mbulua në gjak.
Më pas ai është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.