Shoqata Antikomuniste e ish të Përndjekurve Politikë – Tiranë, në bashkëpunim dhe mbështetur nga Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien me qëndër në Gjermani dje, me datë 25 Qershor 2022 zhvilluam ceremoninë e çertifikimit për projektin “KUALIFIKIMI DHE TRAJNIMI I TË RINJVE QË VIJNË NGA FAMILJET E TË PËRNDJEKURVE POLITIK”.
Një falënderim i përzemërt shkon për Fondacionin Konrad Adenauer dhe drejtorin dr.Tobias Ruttershoff, që na mbështeti dhe të gjithë ata, që kontribuan në suksesin e padiskutueshëm të këtij aktiviteti për të rinjtë e shtresës sonë.
Uroj, suksese të mëtejshme Shoqatës sonë Antikomuniste e të Përndjekurve Politik në këtë mision madhor, jetik dhe njerëzor!🙏🇦🇱🇩🇪