H E SH T J E
Është natë
Bota hesht.
As sonte nuk t’i shoh
Sytë te hëna
Bile as hënën s’ta shoh në sy
Kam menduar që liria prej ajri është
Kam menduar që sytë janë liria vetë.
H…e…sh…t…j…e!…
Kam shkruar shumë në hënë
Po heshtjen nuk di ta shkruaj në asnjë vend.
.
.