Henrik Hoxhaj, i cili tashmë ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, do të merret sot në pyetje nga SPAK.
Sot, policia ka dërguar në ambientet e SPAK të arrestuarin, ish-miku që çoi pas hekurave Nuredin Dumanin, të cilët me rrëfimet e tyre tronditën botën e nëndheshme të krimit.
Hoxhaj është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie për shkak të statusit “i penduar” në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
I penduari i drejtësisë, do të pyetet nga prokurorët mbi krimet e rrëfyera prej tij dhe bashkëpunëtorit tjetër të drejtësisë, Nuredin Dumani.