Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku i moshuari, në gjendje të rëndë depresioni i jep fund jetës me vetëvarje.
Njoftimi i policisë:
Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pogradec.
Sipas policisë, sot rreth orës 10:00, në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, është vetëvarur shtetasi H. Ç., 83 vjeç, i cili nga deklarimet e mara dyshohet se vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.