Duket se ai është i interesuar për të blerë klubin e Valencias nga pronari aktual, Peter Lim.
Migel Sorio ish-zëvendëspresidenti i klubit, e ka deklaruar këtë lajm.
Përmes një komunikate, Sorio njoftoi shtypin spanjoll se edhe oligarku rus është i interesuar për të blerë aksionet e klubit për ta rikthyer edhe njëherë konkurrues me Barcelonën dhe Realin.
Valencia është klubi i dytë, që përflitet se është në vëmendje nga Abramoviç, pas Gëztepes në Turqi.
Nuk duhet harruar se Abramoviç është ende president i Chelsea Football Club në Angli, por në gjendje të ngrirë, si pasojë e sanksioneve që ka vënë SHBA për disa oligark rus