Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota përballet me katastrofë për shkak të mungesës në rritje të ushqimit në mbarë globin, sipas Al jazeera.
Në fakt, shefi i OKB–së e ka përsëritur shpesh këtë rrezik, që sa nisi konflikti i armatosur në Evropën Lindore.
Edhe në apelin e fundit,
Antonio Guterres tha se lufta në Ukrainë ka rritur ndërprerjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, pandemia e koronavirusit dhe pabarazia për të prodhuar një “krizë të paprecedentë urie globale” që tashmë prek qindra miliona njerëz.
“Ekziston një rrezik real që shumë vende të vuajnë nga zia e bukës në vitin 2022,” tha ai në një mesazh drejtuar zyrtarëve nga dhjetëra vende të pasura dhe në zhvillim në Berlin.