Ish-drejtori i Ujësjellësit në Kurbin, A.P. i arrestuar në
maj, për vjedhjen e vilës së futbollistit të famshëm, do të ekstradohet drejt Spanjës për t’u përballur me drejtësinë.
Pas përfundimit të afatit të paraburgimi 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit Spanjoll.
Menjëherë pas arrestimit, autoritetet Spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë A.P në disa episode vjedhjes, duke detyruar togat e zeza në Kurbin që ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi.
Ai është përfolur midis të tjerave edhe për vjedhjen e banesës të yllit të Real Madrid, Karim Benzema.