Është arrestuar një grua, pasi dyshohet se i vidhte paratë bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në Voskopojë dhe shuma e “grabitur” ishte 2.8 milionë lekë të reja
Ka qenë kryefamiljari, që ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur në banesë, gati 28 milionë lekë të vjetra.
Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N pasi akuzohet se ajo i vidhte lekët për të ndihmuar të afërmit e saj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.