Ish-zëvendës Presidenti i SHBA-ve, Mike Penc ka mbërritur pasditen e së enjtes në Shqipëri.
Bëhet me dije se ai ndodhet aktualisht në zonën e Manzës ku ndodhet baza e Muxhahedinëve.
Ai ka takuar Maryam Rajavi, Presidenten e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
Është pikërisht znj. Rajavi që ka postuar në rrjete sociale takimin.
Të pranishëm në Manzë janë edhe kryetari i grupit parlamentar Socialist, Taulant Balla, ai demokrat Enkelejd Alibeaj, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe deputetë nga të gjitha forcat parlamentare.