Momenti i frikshëm ka ndodhur në botërorin e notit që po zhvillohet në Hungari.
Notarja amerikane, Anita Alvarez 25 vjeç, humbi ndjenjat gjatë garës dhe krijoi panik në radhët e garuesve dhe stafeve.
Ajo ndodhej në pishinë duke konkurruar me rivalët, teksa humbi ndjenjat dhe u zhyt deri në fundin e pishinës.
Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e trajneres dhe ekipit mjekësor rezultuan vendimtare për jetën e sportistes 25 vjeçare, të cilët stabilizuan gjendjen shëndetësore të saj.