Xhamia e Namazgjasë, pranë Parlamentit, në qendër të kryeqytetit, këto ditë gumëzhin nga puna e mjeshtërve.
Brenda po punohet intensivisht për dekoracionet fetare dhe në ambientet e jashtme me sistemimet e lulishteve, fasadave, shkallëve dhe pemëve zbukuruese.
Ende nuk ka një datë për vënien e saj në funksion të plotë, por me siguri që do të jetë kremtimi i ndonjë feste të madhe islame.
Kujtojmë se ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Tiranës, ka gati një dekadë që ka nisur prej themeli dhe është investim i përbashkët midis Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe Qeverisë Turke.
Në botën islame, Xhamia e Tiranës, konsiderohet më e madhja në Ballkan.