Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka shkarkuar nga detyra, seancën e sotme, gjyqtaren në Gjykatën Administrative të Apelit Rilinda Selimi.
Selimi ishte gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit dhe u konfirmua në detyrë në dhjetor 2020 nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisionerët e asaj trupe ishin Pamela Qirko, Olsi Komici dhe relator Lulzim Hamitaj.
Gjithçka mori tjetër rrjedhë, kur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, rekomandoi apelimin e vendimit, duke arsyetuar se KPK nuk kishte hetuar apo kishte hetuar sipërfaqësisht disa prej problemeve të gjyqtares që preknin të tre kriteret e rivlerësimit.
Komisioneri Publik bazuar në këtë rekomandim ankimoi çështjen dhe kërkoi rihetim të gjyqtares në të tri kriteret ligjore.