Duket se në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit
Burimet bëjnë me dije se në krye të këtij institucioni është zgjedhur violinistja e njohur Abigela Voshtina, e cila pason në këtë detyrë Zana Çelën.
Kujtojmë se Voshtina është një personazh i njohur në botën e artit, jo vetëm si violiniste, por edhe si drejtore artistike në këtë institucion.
Vendimi pritet të bëhet publik po ditën e sotme.