Mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago.
Iris Ago është një financiere me përvojë dhe i njeh mirë financat publike.
Ajo është më tepër e njohur nga detyra si ish Drejtoreshë e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Detyrë të cilën e ka mbajtur për disa vite.
Si e tillë ka qenë e ftuar në disa emisione televizive për çështjen e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, por edhe për funksionimin e sistemit në përgjithësi.
Që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.