Sherri midis të rinjve, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Këlcyrë.
Fatmirësisht, i riu i plagosur, është jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë.
Sipas bluve, sherri dhe plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë.
Mësohet se 17-vjeçari “ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).