Nga brenda BE-së, vjen paralajmërimi: Nëse Shqipëria dhe Kosova hyjnë në union, ne duhet të dalim!
Rekomandimi i komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Moldavisë ka krijuar sërish përçarje brenda Bashkimit Evropian.
Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) kanë reaguar ashpër, duke shtruar pyetjen se “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi?”
E çuditshme kjo deklaratë, kur mendon se në perceptimin e shqiptarëve, Austria mbetet një aleate historike e vendit të shqiponjave.
Deklarata e të rinjve të Partisë së Lirisë në Austri, duket se ka marrë pëlqimin e shumicës së komentuesve, duke bërë që rinia e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) të fillojë diskutimet për tërheqjen e Austrisë nga BE, shkruajnë mediat serbe.
I të njëjtit mendim duket se është edhe eurodeputeti i FPÖ, Harald Vilimski, pasi i ka pëlqyer njoftimi dhe e ka shpërndarë atë.
Theksojmë se edhe në Austri, opinionet ndahen në lidhje me qenien e vendit të tyre brenda unionit Evropian.
Eurobarometri tregon se 41% e austriakëve e konsiderojnë të mirë anëtarësimin në BE, ndërsa 40% thonë se nuk është as i mirë as i keq.
Vetëm 18% thanë se ishte keq që Austria u anëtarësua në BE.