Duke marrë shkas nga reagimi jo dinjitoz i Ramës në lidhje me Samitin e ardhshëm të BE-së.
“Jo, më fal!”- shkruan ai, që ka përgjegjësinë për popullin dhe vendin e tij.
Rama si duket, ka vendosur të bojkotoj samitin e Bashkimit Evropianë dhe Procesin e Berlinit, të iniciuar nga Gjermania dhe të zgjedhë Ballkanin e Hapur dhe Aleksandër Vuçiçin!
Mbi 5 herë Rama ka festuar në mënyrë imagjinare dhe ka shpërndarë dhe dekorata ambasadorëve për hapjen e negociatave me BE….!
Rama akuzon Kurtin e Kosovën për bojkotin e Ballkanit të hapur në funksion të Serbisë me prapavijë Rusinë ndërsa vetë bojkoton Samitin e Bashkimit Evropian!
Rama po tenton ta kthejë Shqipërinë në korsinë anti evropiane dhe perendimore!
Rama shkruan në postimin e tij:
“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, ka shkruar Rama në Twitter.
Kujt i drejtohet me këtë retorikë despoti i Shqipërisë?
Kush duhet t’i jap zgjidhje këtij ngërçi 10 vjeçar ?
Tashmë është e qartë, Rama asnjëherë s’e ka dashur Evropën dhe Shqipërinë të integruar në familjen e popujve që i përkasim.