Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të ditës së hënë.
Në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës” është sinjalizuar nga një person me iniciale M.M. se ka gjetur pa jetë në banesë të dy gjyshërit e tij.
Policia thotë se viktimat janë S. M. dhe A. M., të dy 80 vjeç.
Sipas policisë S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa bashkëshortja e tij A. M., është gjetur pa ndjenja, por stafi i ambulancës ka konfirmuar më pas se kanë ndërruar jetë që të dy.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe bëri veprimet proceduriale