Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit (përpunim druri) në Maliq.
Merr flakë njëra prej ndërtesave, në biznes, që merret me prodhimin e peletit të drurit.
Njoftimi i policise Maliq:
“Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ende nuk ka njoftim për më shumë detaje