Mbas anulimit të vizitës së planifikuar për në Afrikë dhe shpalli takimin e pazakontë të kardinalëve, shtohen spekulimet për dorëheqjen e Papa Françeskut
Papa Françesku, 85-vjeçar, shtyu një udhëtim të planifikuar për në korrik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.
Duhet sjellë në vëmendje se Ati i Shenjtë ka patur probleme edhe me njërin gju të dëmtuar dhe arsyeja mund të jetë thjeshtë shëndetësore.
Ai njoftoi gjithashtu vendimin për të mbajtur një mbledhje për të emëruar kardinalët e rinj gjatë muajit gusht.
Konsistori i jashtëzakonshëm do të mbahet më 27 gusht, në selinë katolike, për të zgjedhur 21 kardinalë të rinj – 16 prej të cilëve do të jenë nën moshën 80 vjeç dhe do të kenë të drejtën për të zgjedhur pasardhësin e tij në një konklavë të ardhshme.