Vajza i vjedh babait këngëtar 20 mijë euro, donte t’i blinte një makinë të dashurit
Është rasti me vajzën e këngëtarit nga Bosnja dhe Hercegovina, Zdravko Çoliç Una(e bija), ka vjedhur nga kasaforta e të atit rreth 20 mijë euro për t’i blerë një makinë të dashurit të saj. Kur këngëtari ka parë se mungonte shuma ka njoftuar policinë, por vajza është frikësuar dhe ka pranuar gjithçka.
Sipas mediave serbe, sapo vajza ka marrë paratë ka shkuar për të parë disa modele makinash. Por shitësit kanë dyshuar te të rinjtë dhe nuk i kanë lejuar që të blejnë autoveturën.