Në timon nuk ka qenë Cristiano, por një nga punonjësit e shërbimit.
Aksidenti automobilistik ka ndodhur në Majorka, ku Ronaldo po kalon pushimet me familjen e tij.
Autoritetet lokale gjetën makinën luksoze me vlerë dy milionë euro të përplasur në hyrjen e një shtëpie pushimi.
Mediat lokale shkruajnë, se shoferi ka humbur kontrollin e makinës 900 kuaj fuqi dhe është përplasur në hyrje të një shtëpie pushimi duke shkaktuar dëme të rënda në pjesën e përparme të Bugattit
Fatmirësisht, punonjësi doli shëndoshë e mirë nga makina.