“Kemi fakte dhe dokumente, ajo ka përfituar prona në kundërshtim me ligjin” Grupi i PD-së nis mbledhjen e firmave.
Duke folur në një konferencë për mediat deputeti demokrat tha, se faktet provojnë që ajo ka shfrytëzuar mandatin për të përfituar tokë shtetërore në përdorim në jug të vendit për të ngritur një resort buzë detit.
“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një “shpjegim” të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim” – u shpreh Shehaj