Policia Rrugore e Tiranës i bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative përveç autostradës Durrës-Tiranë.
Për shkak të trafikut të rënduar, policia u bën thirrje shoferëve që të përdorin rrugën Plepa- Ndroq-Tiranë ose autostradën Rrogozhinë- Elbasan-Tiranë.
Njoftimi:
Policia Rrugore e Tiranës
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit)
Elbasan-Tiranë
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor
(foto ilustruese)