Pasditen e sotme në Tiranë, në banesën e tij është gjendur i vdekur qytetari A.S, 43 veç.
Ai banonte vetëm dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.