Nga të dhënat e publikuara prej “Global Petrol Price”, 10 shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botë janë:
1.Hong Kongu ($2.771 USD) 2.Suedia ($2.614 USD) 3.Norvegjia ($2.596 USD) 4.Islanda ($2.512 USD) 5.Finlanda ($2.485 USD) 6.Monako ($2.417 USD) 7.Danimarka ($2.381 USD) 8.Mbretëria e Bashkuar ($2.331 USD)
9.Zvicra ($2.247 USD) 10.Shqipëria ($2.244 USD).
Për çmimet jemi në top 10-tshe, por në vlerën e pagës mesatare, jemi ndër vendet me paga buke.
Ndërsa krahasimi i çmimeve me vendet e Ballkanit, sigurisht që na nxjerrë automatikisht kampion
Po sipas “Global Petrol Price”, Në Malin e Zi, një litër naftë shitet 1.88 dollarë.
Në Maqedoninë e Veriut, shitet 2.10 dollarë.
Në Serbi shitet 2.13 dollarë.
Shifrat janë fakte, që interpretimi nuk i ndryshon