Mbas zjarrit të fuqishëm që dje pasdite shkrumboi një sipërfaqe të madhe në Kënetë të Tales, mbrëmjen e djeshme pranë stacionit të pompave në Trush të Shkodrës, një tjetër vatër ka shpërthyer.
Zjarri ka nisur rreth orës 21:00 dhe ka vazhduar gjatë natës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë që po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, por terreni e vështirëson ndërhyrjen e tyre.