Agim Kajmaku,
Ish-kryebashkiaku i Vorës, është në hetim të autoriteteve italiane që pasi u arrestua bashkë me nipin me 20 kilogramë kokainë nga karabienrët e San Benedeto del Tronto.
Il Resto del Carlino shkruan për ngjarjen e bujshme duke e cilësuar si një histori filmi që në fakt është e vërtetë. Hetimet për ish-kryebashkiakun krahas Italisë, janë shtrirë edhe në Shqipëri. Ditët e fundit në portin e Durrësit është ushtruar kontroll në një prej kamionëve të kompanisë së Kajmakut. Aty janë zbuluar disa vende të fshehta ku dyshohet se futej droga megjithatë, brenda mjetit nuk është konstatuar asnjë sasi droge. Prandaj autoritetet dyshojnë se kjo është skema se si kanë arritur të lëvizen qindra kilogramë drogë.
Il Resto Del Carlino shkruan se policia shqiptare ka arritur që të zbulojë një llogari bankare në emrin e gruas së Agim Kajmakut me 2 milionë Dollarë brenda. Nën hetim është origjina e këtyre parave. Hetuesit kanë verifikuar po ashtu, se Kajmaku ka udhëtuar nga Tirana në Ancona me avion 5 ditë para se të sekuestrohej sasia e drogës. Më pasi, ai ka udhëtuar në Monterubbiano së bashku me nipin e tij, duke përdorur një makinë me qira.
Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove