Luiza Gega ka vendosur rekordin të ri, dje, në Krajova të Rumanisë, ku është shpallur Kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.
Luiza e ka dhënë vetë lajmin e gëzuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ajo, plot krenari, ka treguar arritjen e saj të fundit dhe finalizimin e rekordit të ri.
Postimi i saj:
“Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.
Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”, shkruante Gega përkrah fotos me medaljen e fitueses”